Kujt i thonë “Bow Down” Enca dhe Noizy?

Enca dhe Noizy sapo kanë publikuar këngën e tyre të re, “Bow Down”. Klipi është i xhiruar në bregdet, nga ku Enca duket tepër në formë.
Këngëtarja është kontaktuar nga blitz.al, për të dhënë disa detaje më shumë rreth këngës.
Ajo ka treguar se kjo këngë ka qenë një projekt i menduar dhe ideuar shumë kohë më parë.
Pyetjes se kush duhet të “përulet”, Enca i është përgjigjur: “Kënga i drejtohet të gjithë atyre që nuk janë me ne dhe që janë “në sulm” tërë kohës, por thelbi nuk është ky. Thelbi i këngës është marrëdhënia mes meje dhe Noizy-t si artistë, marrëdhënia mes nesh dhe mbeshtetësve tanë dhe marrëdhënia jone me ‘ata’, ‘të tjerët’. Por, kjo nuk do të thotë që askush tjetër nuk mund ta ndjejë apo ta këndojë këtë këngë apo edhe ta gjejë veten në “Bow Down”, përkundrazi, kjo këngë është bërë që të gjithë ta këndojnë dhe ta ndjejnë atë sikur kjo këngë të ishte bërë nga ata”.

Advertisement