Kujdes nga Taylor

Friday, January 16, 2026

Këngëtarja është njohur me Taylor Kinney në sheshxhirimin e videos YOU AND I dhe miqtë janë shumë të shqetësuar pas deklaratave të ish të dashurës së aktorit se ai ishte tradhëtar. “Të gjithë miqtë po e paralajmërojnë që të ketë kujdes. Taylor ka gjasa t’i thyejë zemrën. Është thjesht çështje kohe derisa ai të gjejë një tjetër”,- ka thenë një burim. Brittany Sackett, ish e dashura e Taylor ka thënë se ato ishin ende të lidhur kur aktori filloi të frekuentohej me Gaga-n, e cila po ashtu u nda për të dytën herë radhazi nga Luc Carl. “Ajo ishte me të dashurin tim dhe unë zbulova që më tradhëtonte”,- ka thënë. Lady Gaga ka rrëfyer se e ka shkruar këngën YOU AND I për Luc dhe se bëhet shumë emocionale kur e përformon atë sepse i kujton momente nga lidhja e tyre. “Nuk ka asnjë këngë timen që nuk është shkruar nga unë, dhe mendoj se kur e shkruan vetë muzikën e performon ndryshe emocionalisht, në mënyrë që të ndryshojnë nga nata në natë. Ndonjëherë i këndon këngët për djemtë, ndonjëherë për fansat”,- ka thënë Gaga.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -