Duke ju shmangur pyetjeve të gazetarëve rreth debateve mes tij dhe kryeparlamentares Jozefina Topalli, Presidenti Topi ka cilësuar si prioritare çështjen e integrimit. Ai është shprehur se, “Besoj se integrimi është prioritet edhe për institucionet e tjera. Duhet të përmbushen me seriozitet 12 kriteret e Bashkimit Europian”. Kreu i Shtetit i lëshoi këto deklarata nga Kuçova, pasi mori pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të gjeologut të shquar polak, Stanislav Zuber në Kuçovë ndërsa e dekoroi atë me urdhrin “Nënë Tereza”, pas vdekjes, ku më tej u takua dhe me kryetarin e Bashkisë Bardhyl Gjyzeli.


