Shtatë deputetë demokratë ndodhen në Havana për të biseduar për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe por hollësitë nga takimi nuk janë bërë të ditura. Mendohet se presidenti Obama ka në plan të lehtësojë disa nga kufizimet ekonomike, qe iu vendosën ishullit komunist rreth 50 vjet më parë. Fundjavën e kaluar u bë e ditur se Obama dëshiron që kubanezëve në mërgim në SHBA në të ardhmen tu lejohet të vizitojnë të afërmit në vëndlindjen e tyre, si dhe tu lejohet dërgimi i parave pasi aktualisht SHBA lejon qytetarët të vizitojnë Kubën vetëm nëse janë gazetarë, zyrtarë të qeverisë, ose në misione humanitare.

Advertisement