Ku e ka gjetur parajsën Bleona?

Këngëtarja Bleona Qereti nuk ia lë mangët asnjëherë edhe disa pushime luksoze vetes. Këtë herë duket se bukuroshja shqiptare ka zgjedhur të pushojë në ishullin Barth, në një plazh të quajtur “Nikki Beach”, i cili është mjaft i frekuentuar nga personat VIP të Hollywood-it. Bleona ka postuar disa fotografi në Instagram duke treguar mbi udhëtimin e saj në ishullin Barth, duke thënë vazhdimisht se ajo do të bëjë pushime vetëm dhe gjithë ishulli do të jetë për të. Së fundmi ajo ka postuar një fotografi duke notuar dhe ka shkruar “heaven”.

https://www.instagram.com/p/BITXVSzD_te/?taken-by=iambleona&hl=en

Advertisement