Kthim në familje

Aktori ka luajtur në 22 filma qe prej vitit 2000. “Disa vite më parë kisha problemin e të bërit filma njëri pas tjetrit. Kjo gjë nuk është e mirë as për punën e as për jetën familjare. Kuptova se po të mos tregoja kujdes, do të vinte një ditë kur vajzat e mia të ishin 16 vjeç e unë të pyesja veten se si kish ndodhur një gjë e tillë. Kështu nëse tani më duhet të jem larg për 3 muaj, kur kthehem rri shumë kohë me familjen, sepse në fund të fundit ajo është zemra e gjithçkaje. Sa më tepër kohë kalon aq më e vështirë bëhet pasi fëmijët bëhen më koshient për kohën, kuptojnë më tepër”,‐ ka thënë aktori.

Advertisement