Arsyeja përse i mblodhi drejtuesit e institucioneve lokale ka qenë marrja e masave për të përballuar situatën e përmbytjeve për shkak të reshjeve të shumta të këtyre ditëve.
Por kreu i bashkise së Vlorës Dritan Leli e ka shfrytëzuar këtë takim për të shpërthyer në akuza ndaj paraardhesit të tij, Shpëtim Gjikës, i cili ishte zgjedhur për 3 mandate po nga socialistët.
Leli ka deklaruar se trashëgoi një qytet me shume probleme. Përveç se në sistemin e kullimit e kanalizimeve, ku sipas tij ka dëmtime serioze të cilat bëjnë që qyteti të përmbytet me ca pika shiu, ai ka shkuar edhe më tej duke thënë se gjeti një qytet të betonizuar.
Për këtë ka treguar një shembull konkret, me një plan për ndërtimin e një pallati mbi gropën ujëmbledhëse, pjesë e sistemit të kullimit.
Ish kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika u arrestua pak muaj përpara zgjedhjeve me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumentave duke lejuar dhënien e një leje ndërtimi të paligjshme dhe më pas u la i lirë.
Gjika u përball me drejtësinë edhe për dy leje të tjera ndërtimi, por u shpall i pafajshëm. Ditën e marrjes së detyres nga Leli, Gjika edhe pse jo personalisht i uroi mirëseardhjen atij me një tufë me lule në tavolinën e punes sëbashku me shiritin e kryebashkiakut.