Drejtori i Polcisë së Durrësit, Drejtues Ilia Nasi, konfirmoli se viktima është Arjan Qamil Merlika, 29 vjeç, lindur e banues në lagjen nr 3 në qytetin e Krujës, me detyrë punonjës policie në burgun e Zaharisë pranë qytetit të Krujës. Burimet hetimore, thanë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (06.55), në banesën e të ndjerit, pranë kopshtit “Derede”. Mësohet se 29-vjeçari, në rrethana ende të paqarta, ka bërë qitje me armën e tij të shërbimit, një pistoletë “TT”, duke u vetëqëlluar me pasojë vdekjen e menjëhershme. Familjarët e tronditur nga skena shokuese lajmëruan policinë e cila mbërriti pa vonesë në vendngjarje. Ata transportuan viktimën në spitalin ushatark të Tiranës, por për shkak të plagës fatale që kishte marrë, ai nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë në orën 07.45, në mjediset spitalore.