Krujë | Rama: votoni për të mbrojtur historinë

Kryesocialisti Edi Rama, gjatë mitingut përmbyllës të fushatës elektorale në Krujë, i bëri thirrje krutanëve të votojnë për rilindjen dhe lulëzimin e këtij qyteti historik. Rama tha se “Partia juaj është Kruja, votoni për të mbrojtur dhe rilindur Krujën, për të mbrojtur historinë, këtë vend të shenjtë të historisë sonë. Betohem se ju do të keni në Tiranë një qeveri që do ta konsiderojë Krujën vend të shenjtë historik, ku do të investohet me ide dhe projekte për t`i dhënë shkëlqimin e humbur”. Sipas Ramës, sot Kruja është e varfër dhe e papunë, përpëlitet për të nxjerrë mbijetesën në dyqane me taksa të papërballueshme. Rama tha se “Kruja i ka të gjitha mundësitë për të dalë nga varfëria. për ta mundur papunësinë, për të jetuar me biznesin e vogël të artizanaleve, nëse Kruja zgjedh një qeveri që e ka syrin për të parë dhe zemrën për të drejtuar”.

Advertisement