Kroacia miraton ligjin, kush braktis kafshët shkon në burg!

Kroacia ka miratiar një ligj të ri, duke rritur dënimet për braktisjen e kafshëve shtëpiake dhe për mizorinë ndaj tyre. Me vendimin e ri dëndohen me dy vite burg personat të cilët braktisin kafshët dhe shkaktohet ngordhja e tyre, ose nëse braktiset një numër i madh kafshësh.

Ndërkohë dënimet për krimin e vrasjes dhe torturimit të kafshëve rriten nga dy vjet në tre vjet burg nëse krimet kryhen me qëllim përfitimi. Abuzuesit dhe vrasësit e kafshëve tani mund të ndalohen të blejnë ose mbajnë kafshë për një periudhë prej një deri në pesë vjet.

Advertisement

Ndryshimet vijnë pasi aktivistët kroatë të mirëqenies së kafshëve lobuan në Ministrinë e Drejtësisë për të ndryshuar kodin penal,shkruajnë mediat e huaja. Ivana Crnoja, një nga themelueset e shoqatës Pobjede (Fitoret), e cila drejton Azilin e Osijekut, një strehë për qentë e braktisur pranë Osijekut në Kroacinë lindore, tha se shpreson se ligji i ri do të ndryshojë ndërgjegjësimin shoqëror.

Qytetarët nuk do të duhet të presin më për të parë nëse inspektimi veterinar do t’i përgjigjet një denoncimi për braktisje, por mund të denoncojnë menjëherë në polici këdo që braktis një kafshë.