Kroaci – Zagorec denohet per vjedhje diamantesh

Gjykata e Kroacisë ka dënuar gjeneralin, Vladimir Zagorec me shtatë vjet burg për akuzën e vjedhjes së diamantëve me vlerë prej 5 milionë dollarësh. Përvec dënimit gjykata ka marrë vendimin edhe për kthimin e parave të diamanteve të vjedhur. Gjenerali, tashmë në pension u akuzua për vjedhjen e diamanteve nga ministria e mbrojtjes në kohën kur ishte larguar nga detyra në vitin 2000.