Por kjo e fundit, që ka bllokuar fillimin e bisedimeve të anëtarësimit për Kroacinë në Bashkim Evropian, tha se nuk është e kënaqur me propozimin dhe se do të ofrojë ndryshime. Kroacia dhe Sllovenia kanë pasur mosmarrëveshje kufitare që prej vitit 1991 përreth gadishullit të Piranit në Adriatik. Sllovenia ka dalje të kufizuar në det krahasuar me Italinë dhe Kroacinë dhe kërkon garanci teritoriale për dalje në det. Në qoftë se mosmarrëveshja nuk zgjidhet shpejt, Kroacia mund të humbasë mundësinë që të përfundojë deri në fund të vitit bisedimet për marrëveshjen e asociim stabilizmit me BE-në dhe të anëtarësohet deri në vitin 2010.