Kroaci – Nis procesi për vrasjen e dy gazetarëve

Prokurorët serbë dhe kroatë i akuzojnë të dyshuarit për vrasjen e këtyre dy figurave qendrore të mediave kroate, në një kohë kur të pandehurit kanë pohuar se nuk kanë asnjë lidhje me këtë ngjarje. Ndërkaq, bëhet me dijeni se dy të pandehur të tjerë po gjykohen në mungesë, ku njëri prej tyre është arrestuar në Bosnje dhe pritet të ekstradohet, ndërsa tjetri është nën arrest në Serbi dhe do të gjykohet atje. Aktpadia akuzon bosin e krimit të organizuar në Serbi, Sreten Jociç se ka paguar bandën me 2 milionë dollarë për vrasjen e Pukaniçit për ta ndaluar atë të botonte shkrime ku ekspozohej mafia. Jociç është gjithashtu nën arrest në Beograd dhe pret gjykimin.

Advertisement