Kroaci – Nato takim jo zyrtar ne Zagreb

Ministrat e mbrojtjes të Evropës Juglindore pritet të mblidhen të premten në kryeqytetin kroat Zagreb, për një takim jozyrtar të NATO-s në rajon u be e ditur përmes një deklarate për shtyp nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes kroate. Pjesëmarrësit do të diskutojnë mbi sfidat e sigurisë rajonale dhe mundësitë e reja për bashkëpunim rajonal në kuadër të Kartës së Adriatikut- theksohet në deklaratë. Karta e Adriatikut është një organizim i formuar nga Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia me qëllim të përshpejtohen përpjekjet e tyre për t’u bashkuar me NATO-n qe u nenshkrua në Washington gjatë vitit 2003 nën kujdesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina ju bashkuan Kartës së Adriatikut në dhjetor të vitit 2008.

Advertisement