Kroaci – Do mbeshtesim Serbine per anetaresim ne BE

Kroacia premtoi se do të mbështesë aspiratat e Serbisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, pavarësisht një padie për gjenocid kundër armikut të saj të dikurshëm. “Si anëtar i ardhshëm i NATO-s dhe si vend që ndodhet shumë pranë anëtarësimit në BE, Kroacia do të mbështesë plotësisht fqinjët e saj”, deklaroi kryeministri kroat, Ivo Sanader. Marrëdhëniet e ndera midis Kroacisë dhe Serbisë u tensionuan edhe më tej kur Zagrebi njohu pavarësinë e Kosovës vitin e kaluar. Në vitin 1999, Kroacia paditi Serbinë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me rolin e Beogradit gjatë luftës në vitet 1991-1995. Sanader theksoi se të dy vendet “nuk duhet të harrojnë të kaluarën, por ndërkohë nuk duhet të vazhdojnë të jetojnë ende me të”.
Advertisement