Lajmi publikohet nga agjencia e lajmeve Reuters, e cila i referohet një burimi të presidencës ceke të Bashkimit Europian. Sipas këtij burimi presidenca kishte planifikuar datën 26 qershor për konferencën ndërqeveritare me Kroacinë, por ky takim është shtyrë. “Presidenca shpreh keqardhje për faktin se, pavarësisht përpjekjeve të vendosura dhe të panumërta të presidencës dhe të Komisionit Evropian, nuk është arritur një progres në bisedimet e anëtarësimit”, deklaroi burimi zyrtar.