Bisedimet ishin parashikuar për të premten, ndërkohë që data e re për rifillimin e tyre nuk bëhet ende e ditur. Vendimi për pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit erdhi pasi zyrtarët njoftuan se komisioneri europian për Zgjerimin Oli Rehn, u takua në Bruksel me ministrat e Jashtëm të Sllovenisë dhe Kroacisë dhe u ofroi një kompromis. Sipas mediave kroate, Rehn propozoi krijimin e një komisioni ad hoc për të zgjidhur cështjen e kufirit, një rrip toke dhe deti në Adriatik, mbi te cilin dy palët kanë pretendime territoriale që prej shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në vitin 1991. E njëjta cështje që po mban pezull bisedimet e anëtarësimit të Kroacisë në BE, rrezikoi dhe aderimin e vendit ballkanik në NATO. Sllovenia u tërhoq momentin e fundit, por debati i vetos që Sllovenia si vend anëtar i BE-së ka të drejtën të vendosë, transferohet tashmë në Bruksel.