Pink nuk ka kohë të merret me ata që e shajnë ose e vënë në siklet lidhur me trupin e saj dhe kjo u pa më së miri në Prill kur i tregoi vendin atyre që e kritikuan.
“Nuk më pëlqen kur më trajtojnë keq. Unë nuk trajtoj njeri kështu. Nuk lejoj të më trajtojnë mua kështu dhe as nuk jam nga ata persona që nuk bën asgjë kur të tjerët trajtohen keq”, ka thënë këngëtarja duke shtuar se edhe ajo ka ndjenja.
“Unë jam një vajzë dhe kam ndjenja edhe pse njerëzve u duket se jam shumë e fortë. Vërtetë jam e fortë, por njëkohësisht jam njeri.”
Pink ka thënë se problemi me kritikuesit dhe ata që e shajnë për trupin e saj të mbushur, është se mbivlerësojnë veten dhe komentet e tyre.
Në fund, këngëtarja thotë se të gjitha këto ndihmojnë në forcimin e karakterit të njeriut.