Kristen Stewart fitoi çmimin Cesar për Aktoren më të mirë joprotagoniste duke u bërë amerikania e parë që fiton një çmim të barabartë me një Oscar, por në Francë.
Filmi për të cilin u vlerësua ishte “Clouds of Sils Maria”.
Pasi ka dëgjuar emrin e saj që u shpall fitues, ylli i filmit “Twilight” iu drejtua publikut duke pranuar se ndihej shumë nervoze dhe madje edhe se po i dridheshin duart.
Gjatë fjalës së saj Stewart iu drejtua koleges së saj Juliette Binoche, e cila ishte nominuar për të njëjtën kategori.
“Juliette, faleminderit. Nuk është e nevojshme që t’ju tregoj për forcën e people Juliette Binoche. Çdo gjë që unë kam bërë në film, në fakt është vetëm reflektimi i saj. Faleminderit të gjithëve. Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu”, tha ajo pasi kishte falenderuar edhe regjisorin Olivier Assayas dhe njërin prej producentëve, Charles Gillibert.