Kristen shfaqet në publik pas trdhëtisë

Nëpër sallat e kinemave Europiane filmi do të shfaqet vetëm gjatë muajit tetor. Së fundmi ai është prezantuar në Toronto dhe bashkë me të është shfaqur dhe Kristen Stewart, e cila kishte veshur një fustan nga Zuhair Murad. Kristen nuk ka arritur të shmangë pyetjet që ju drejtuan në lidhje me Robert. Ajo është përgjigjur se gjithçka po përmirësohet dhe se gjërat po shkojnë në vendin e tyre. Me sa duket si Kristen ashtu dhe Rob, po mundohen të gjejnë një ekuilibër midis tyre, duke qënë se në nëntor do t’u duhet të shfaqen sëbashku në premierën e kapitullit më të ri të sagës Twilight.