KQZ rrëzon ankimimet për këshillin e bashkisë Klos

KQZ rrëzoi të hënën kërkesat ankimore të paraqitura nga Partia Bashkimi Liberal Demokrat dhe Partia Lëvizja e Legalitetit, të cilat kundërshtonin rezultatet e tabelës përmbledhëse të këshillit të bashkisë Klos.

Pas relatimit të dy ankesave nga anëtarët e KQZ-së, u konkludua se partitë nuk kishin prova për të kundërshtuar tabelën e rezultateve, ndaj Komisioni la në fuqi vendimin e KZAZ-së.

Advertisement

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së u hodh dhe shorti për shqyrtimin e një numër kërkesash ankimore të depozituara në institucionin zgjedhor nga ana e subjekteve zgjedhore, me objektet problematikat e ndryshme të procesit zgjedhor.