Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot me 7 vota pro rezultatin final të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit.
Gjatë mbledhjes, anëtarët e saj dekretuan rezultatin final të zgjedhjeve me 7 vota, teksa diskutuan dhe për shpërndarjen e fondeve për partitë fituese të këtyre zgjedhjeve. Kështu në bazë të vendimit të marrë nga KQZ u vendos që 15 parti politike do të përfitojnë fonde shtesë, teksa 46 parti duhet të kthejnë fondet e përfituara nga KQZ.
Pas një diskutimi të shkurtër, u vendos që data maksimale e kthimit të fondit do të jetë 30 shtatori.
Ndërkaq, u hodh edhe shorti për ekspertët kontabël, ku në short marrin pjesë 22 kandidatë.