KQZ miraton me shtatë vota pro shtatë projektvendime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 7 vota pro disa projektvendime lidhur me zgjedhjet e ardhshme.

Projektvendimin, “Për miratimin e modeleve të procesverbaleve të administrimit të materialeve zgjedhore, që do të përdoren për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015.
Projektvendimin, “Për miratimin e modeleve të zarfeve të sigurisë që do të përdoren në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015.
Projektvendimin, “Për miratimin e modeleve të shenjave dalluese që do të përdoren në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015.”
Projektvendimin, “Për miratimin e modelit të vulave për KZAZ-të, KQV-të, Kryetarët e KQV-ve dhe të vulës rezervë për KQV-në, që do të përdoren në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015.”
Projektvendimin, “Për miratimin e modelit të dhomës së fshehtësisë, që do të përdoren në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015.”

Advertisement