KQZ çertifikon rezultatin për Shkodrën, Lezhën dhe Lushnjen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) vendosi të hënën të miratojë tabelën përmbledhëse të rezultatit për kryetarin e bashkisë Shkodër.
Sipas këtij vendimi KQZ shpalli fitues për këtë post, Voltana Vehbi Ademin, kandidatja e propozuar nga koalicioni i djathtë “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”(APPD).

Po sot KQZ, miratoi dhe tabelën e rezultateve për bashkinë Lezhë, nga ku rezulton fitues kandidati i aleancës së djathtë, Fran Frrokaj.
Komisioni Zgjedhor çertifikoi sot dhe rezltatin në bashkinë Lushnje ku fitues u shpall Fatos Tushe, kandidat i së majtës, i cili rizgjidhet për një mandat të dytë në qeverisjen vendore.
Kryetarja e KQz-së Lefterije Lleshi njoftoi se të mërkurën do të bëhet çertifikimi i rezulatit për bashkinë Tiranë.

Advertisement