KQZ apel partive të respektojnë vendimin për numërimin e votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bëri sot thirrje partive politike që të respektojnë vendimet e KQZ-së në menaxhimin e procesit të numërimit të votave.

“KQZ i bën apel partive politike, kandidatëve për këshillat bashkiakë dhe KZAZ-ve që të respektojnë vendimin e KQZ-së nr. 578, ku përcaktohet se në Vendet e Numërimit të Votave (VNV) mund të qëndrojnë vetëm anëtari dhe sekretari i KZAZ-së, anëtarët e Grupeve të Numërimit të Votave (GNV), përfaqësuesit e akredituar të medias, vëzhguesit e subjekteve zgjedhore, etj”, tha zëdhënësja e KQZ-së.

Advertisement

Po ashtu, KQZ i bën apel dhe Zonave të Administrimit Zgjedhor (ZAZ) dhe grupeve të numërimit, që të vazhdojnë pa ndërprerje numërimin e votave dhe të shmangin pushimet e shpeshta.

Ndërsa në zonat ku ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve për kryebashkiakë, duhet të vijojë numërimi për këshilltarë, tha zëdhënësja.

Po ashtu, KQZ apelon për dokumentimin me proceverbalet përkatëse të çdo problematike të hasur gjatë numërimit.