Kozeta Kurti sqaron “kunjën“ me Rudina Magjistarin dhe emisionin e saj!!!

Kozeta ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “ Rudina“ në Klan, dhe nuk priti shumë që të hynte drejt e në temë. Duket i kishte mbetur në mendje dicka të cilën kërkoi medoemos ta sqaronte live me Rudinën e të gjithë publikun. Përpara disa vjetësh, në një intervistë u shpreha se nëse do të kisha një emission nuk do t`i vija emrin tim, sepse do të dukej sikur më pëlqen vetja. Të nesërmen vërshuan portalet me tituj: Kozeta, kunjë me Rudina Magjistarin! Ndaj thashë që Rudina ma ka falur kunjën kur u futa në studio.” – tha Kozeta  duke i mbyllur kështu një herë e mirë, sipas saj, shtegun interpretimeve.

Dhe meqë nisi me sqarim e kjo punë, e pati edhe Rudina një, po për emrin e emisionit.  “Nëse është një program i suksesshëm dhe mjaft popullor, domosdo e merr vetë emrin. Është e pashmagshme.” – tha moderatorja e me këto fjalë, i vuri pikën!!

Advertisement