Kourtney Kardashian ka vendosur të ndahet nga bashkëshorti i saj prej nëntë vitesh, Scott Disick.
Gjithcka ka nisur kur 32-vjecari ka udhëtuar drejt Francës ku është parë teksa shoqërohej me ish-të dashurën e tij, Chloe Bartoli. Të dy janë fotografuar teksa qëndronin shumë afër njëri-tjetrit.
Sipas një burimi, Disick ka qenë shumë i pirë dhe ka flirtuar me Bartoli-n në një lokal nate në Monaco.
“Ata nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të fshehur sjelljen e tyre. Madje i pamë teksa ushqenin njëri-tjetrin, ndërsa ajo herë pas here vinte kokën në shpatullën e tij”, ka thënë një prej burimeve.
“Kourtney e ka përzënë sërish nga shtëpia. Asaj nuk i besohet që Scott e ka turpëruar në këtë mënyrë.”
Megjithatë sipas të njëjtave burimeve ka shumë mundësi që Kourtney të ribashkohet me bashkëshortin e saj për hir të fëmijëve dhe reality show-t.