Kosovë – Zgjedhjet lokale nuk do të shtyhen

“Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen në vjeshtën e këtij viti, sipas afateve që përcakton Kushtetuta e Kosovës”. Kështu është shprehur Xhavit Beqiri, zëdhënësi i presidentit Sejdiu, duke mohuar mundësinë që zgjedhjet të shtyhen. Ndërkohë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur dyshimin se partitë në pushtet do të manipulojnë me rezultatin e zgjedhjeve.

Advertisement