Ky veprim erdhi pas votimit të mocionit të mosbesimit të Qeverisë në Kuvendin e Kosovës. Me këtë vendim ngarkohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, në përputhje me këtë vendim dhe me ligjin në fuqi. Po kështu, me këtë vendim shfuqizohet vendimi i datës 15 tetor 2010, për zgjedhjet të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të parapara për 13 shkurt 2011.


