Lajmin e ka konfirmuar misioni evropian për sundimin e ligjit EULEX. Bllaca gjendet në arrest shtëpiak prej 1 dhjetorit 2009. Ai akuzohet për vrasje, tentim vrasje dhe krim të organizuar. Hetimet për këtë rast është duke i zhvilluar policia e EULEX-it, nën mbikqyrjen e Zyrës së Prokurorit të Posaçëm. Nazim Bllaca ka pranuar se është autor i një vrasjeje dhe se ka marrë pjesë edhe në 17 raste të tjera që nga vrasjet, rrahjet dhe shantazhet. “Kam punuar për strukturat e SHIK-ut prej vitit 1999 deri më 2003 dhe eprorë të mi kanë qenë Azem Syla dhe dhëndri i tij Shpresim Uka. Nga ky i fundit, i kam marrë emrat se kush duhet të ekzekutohet”, rrëfeu Bllaca disa javë më parë.