Sipas sekretarit të përgjithshëm të kësaj partie, Lulzim Zeneli deklaratat për prishjen e koalicionit mes PDK-së dhe LDK-së janë pjesë e përfitimeve politike në prag të balotazhit të zgjedhjeve lokale. “Ky koalicion është ndërtuar mbi politikën e shantazheve. Duke parë zhvillimet e fundit brenda tij, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme”, ka pohuar Zeneli. Ai ka shtuar më tej se pas balotazhit të zgjedhjeve lokale, LDD do të dalë me një qendrim më të qartë përsa i takon mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.


