Kosovë – Zannier, UNMIK nuk arrin objektivat pa bashkëpunim me autoritetet lokale

“Autoritetet e Kosovës nuk duhet të na shohin si një mision që ndërhyn në rrugën e tyre të menaxhimit të vëndit”, ka pohuar Zannier. Ai ka theksuar se për qëndrimin e mëtejshëm të UNMIK mund të vendosë vetëm Këshilli i Sigurimit dhe jo autoritetet lokale. “E kemi në konsideratë kërkesën e liderëve kosovarë për mbylljen e misionit, por për këtë vendos KS”, ka nënvizuar Zannier. Ai ka shtuar më tej se Kosova mund të ketë përfitime nga misioni i UNMIK, në vecanti në ndikimin tek vëndet që nuk kanë njohur pavarësinë.

Advertisement