Kosovë – Zannier pret takime me kryeministrin Thaci dhe Presidentin Sejdiu

Misioni i OKB-së në Kosovë i ka bërë kërkesë para disa ditësh Presidencës dhe Qeverisë për një takim të shefit të UNMIK-ut me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara mes UNMIK-ut dhe Prishtinës, Zannier pret të marrë përgjigjë pozitive. Marrëdhëniet mes administratës ndërkombëtare dhe autoriteteve të Kosovës u tensionuan pas deklaratës së këtyre të fundit në Këshillin e Sigurimit, se pas shpalljes së pavarësisë UNMIK është një mision i panevojshëm.

Advertisement