Mësohet se agjenti Arben Sejdiu, 40 vjec, është ekzekutuar në fshatin Grabanicë të Klinës. Nga të shtënat janë plagosur edhe dy pjesëtarë të familjes së policit të ndjerë. Zëdhënësi i policisë së Kosovës Baki Kelani tha se policia ka filluar një operacion në shkallë të gjerë në përpjekje për të zbardhur këtë rast. Vrasja e mbrëmshme çon në 11 numrin e pjesëtarëve të policisë së Kosovës të vrarë që nga themelimi i saj në vitin 1999, ndërkohë ende nuk dihen motivet apo autorët e mundshëm të vrasjes së policit hetues.


