Kosovë – Vijojnë seacat dëgjimore. Sot Kina, Qipro, Kroacia dhe Danimarka

Këto janë shtete të cilat paraqesin një rëndësi të veçantë në gjykim, duke iu shtuar listës së atyre që dhanë vlerësimin e tyre gjatë javës së kaluar. Mes këtyre shteteve të përmendura, Kina dhe Qiproja nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe pritet që ato të flasin kundër saj në seancën dëgjimore. Por ajo që paraqet interes është argumentimi që do të japë Kroacia, si një vend që ka qenë nën regjimin e Beogradit dhe tani është shtet i pavarur. Kroacia e ka njohur Kosovën më 5 mars të vitit 2008 dhe me këtë ka treguar mbështetjen e saj ndaj një shteti që ka vuajtut si ajo nën regjimin serb. Ndërkaq, në listën e sotme një shtet që paraqitet pro pavarësisë së Kosovës është edhe Danimarka, e cila shtetin e ri e ka njohur vetëm katër ditë pas krijimit të tij, më 21 shkurt të vitit 2008.

Advertisement