Kosovë – Vetëvendosja krijon Këshillin për Zhvillim në Kacanik

Mbledhja u hap nga udhëheqësi i Sekretariatit për Qendra dhe Rrjet, Dardan Molliqaj, i cili i paraqiti pikat e rendit të ditës, të cilat u miratuan nga të pranishmit. Pas tij, fjalën e mori Albin Kurti, i cili u përqendrua në situatën politike në vend dhe pozitën e Lëvizjes Vetëvendosje! përballë kësaj situate. Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje! është e gatshme të përballet me të gjitha sfidat që e presin atë në të ardhmen. Ndërsa mbi historikun e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Kaçanik foli Basri Kodra, i cili i shpalosi 5 vjet të aktivitetit të Lëvizjes në përpjekje për të mbrojtur dinjitetin e popullit dhe të vendit. Dardan Molliqaj u foli të pranishmëve në fund për rolin dhe detyrat që i ka Këshilli në strukturimin e përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje! dhe absorbimin e gjithë përkrahjes për Lëvizjen në këto struktura.

Advertisement