Kosovë – Vetëvedosje shprehet e gatshme për zgjedhjet e parakohshme

Gjatë një vizite në Kacanik, Kurti ka aluduar se qeveria aktuale e Kosovës gjatë procesit zgjedhor mund të përpiqet të pengojë rrjedhën normale të tij, me qëllim nxjerrjen jashtë loje të “Vetëvendosjes”. “Sigurisht që regjimi në fuqi do të përpiqet të pengojë qëllimin tonë për ndryshime politike dhe shoqërore në Kosovë. Këta persona, që kanë vendosur politikën mbi institucionet, nuk ka dyshim që mund të përdorin edhe masa arbitrare për të na vënë shumë pengesa”, ka pohuar Kurti. Megjithatë, ai ka shtuar se “Vetevendosje” nuk do të tërhiqet, duke theksuar se asnjë pengesë nuk është e pakapërcyeshme.

Advertisement