Kosovë – Veteranët e UCK të indinjuar nga dekorimi i kolonelit Zemaj

“Shoqatat e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së ndihen të fyera rëndë me këtë vendim të njëanshëm të presidentit të Kosovës, i cili padrejtësisht i dha titullin Hero i Kosovës njeriut që në vend t’i bashkangjitej luftës edhe pse i ra ndërmend të vinte shumë vonë dhe jo me qëllim të luftonte, në momentet më të rënda i braktisi radhët e UÇK-së, duke dezertuar në momentet vendimtare, në shtator të vitit 1998”, thuhet në deklaratën e përbashkët të këtyre shoqatave. Ato deklarojnë ndër të tjera se me këtë vendim, presidenti Sejdiu ka fyer rëndë dhe në mënyrën më të keqe ushtarët e plagosur të UÇK-së, të cilët i braktisi koloneli Tahir Zema si edhe invalidët e luftës të cilët edhe sot i vuajnë plagët e asaj tradhtie. “Koloneli Tahir Zemaj nuk ishte heroi i Kosovës, por ai ishte tradhtari dhe antiheroi më madh i Kosovës”, citohet në këtë deklaratë më tej. Duke shtuar se në asnjë vend të botës, ku me të vërtetë çmohen dhe mbrohen vlerat e lirisë, tradhtarët dhe dezertorët nuk dekorohen, nuk rehabilitohen kurrë.

Advertisement