Zëdhënësi i misionit të OKB-së, Alexander Ivanko ka deklaruar per mediat serbe në lidhje me ndalimin e funksionarëve serbë, të cilët nuk u lejuan të hynin në Kosovë se UNMIK nuk ka më funksion të sigurojë vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë. “Çdo kërkesë që marrim nga zyrtarët serbë, për shoqërimin e tyre gjatë qëndrimit në Kosovë, do të procedohet te institucionet e Kosovës dhe EULEX-i”, ka shpjeguar Ivanko. Ai ka thene se nuk ka me police te UNMIK-ut qe te sigurojne vizitat e tyre dhe se per kete tani kane pergjegjesi institucionet e Kosoves dhe EULEX-i.