Kosove – Universiteti i Selanikut jep 25 bursa per te rinjte kosovar

Universiteti i Shefilldit në Selanik do të ndajë 25 bursa studimi për të rinjtë kosovarë ne kuadrin e protokollit të nënshkruar me Qeverinë e Kosovës, në Prishtinë. Mënjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryeministri Hashim Thaçi tha se qeveria do të kryejë detyrat e veta që dalin nga ky protokoll, pasi edukimi ka qenë dhe do të mbetet prioritet i saj. Ndërkaq, përfaqësuesi i Universitetit të Shefilldit, Iaonis Vervedis, tha se përmes këtij programi të bursave synohet dhënia e ndihmës për zhvillimin e edukimit në Kosovë. “Përmes këtij protokolli ne po ofrojmë bursa të plota shkollimi për 25 kosovarë në një nga Universitetet më të njohura botërore. Ne jemi të kënaqur që përmes kësaj forme po kontribuojmë në zhvillimin e shoqërisë kosovare”- është shprehur Vervedis.
Advertisement