Ajo për gazetën Dnevnik të Novi Sadit ka thënë se qëndrimi i qeverisë “nuk ka kushte për të marrë pjesë në zgjedhjet e 12 dhjetorit, është elastik dhe nuk shkakton konfuzion në mesin e popullatës serbe”. Ajo ka thënë se Beogradi nuk i ka dhënë mbështetje të hapur serbëve që të marrin pjesë në zgjedhje, por “askush nuk kritikon vendimin që ta bëjnë një gjë të tillë dhe as nuk udhëheq fushatë për bojkotim“.