Kosovë – Tragjedia “Tisa”, shoqërohen 20 persona

Sipas zëdhënësit të policisë Janoš Pal, Zyra e Interpolit, Gjyqi komunal në Kanjizhë dhe Misioni i EULEX-it në Kosovë, kanë nisur hetimet kundër të arrestuarve, të cilët dyshohen se janë përfshirë në trafikimin e njerëzve. Mediat kosovare të cilat i referohen atyre hungareze citojnë se policia në Hungari ka arrestuar 15 trafikantë të qenieve, policia e Serbisë 5 persona të tjerë, ndërsa me urdhër të EULEX-it janë arrestuar edhe 11 organizatorë të trafikimit të qenieve njerëzore në Kosovë, 7 prej të cilëve nga Podujeva dhe 4 nga Prishtina.

Advertisement