Nëpërmjet një deklarate, ministri i Punëve të Brëndshme Zenun Pajaziti u ka bërë thirrje atyre se kanë afat deri në datën 15 maj, në të kundërt do largohen përfundimisht nga puna. Të njëjtën thirrje ka bërë edhe drejtori i Policisë së Kosovës Sheremet Ahmeti. Në një letër dërguar policëve të pezulluar nga detyra, ai u kërkon që të rikthehen në vëndet e tyre të punës, pa u dhënë një fat, gjë të cilën e ka bërë ministri.