Kosovë – Thaci, të angazhuar për integrim në KE

Thaci ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të angazhuara makimalisht për të intensifikuar dinamikën e procesit të integrimit dhe dialogun me Komisionin Evropian. “Procesin e integrimit të Kosovës qeveria e ka vendosur si prioritet strategjik dhe vizion të politikës së vendit dhe vullnetit të popullit”, ka pohuar Thaci. Kryeministri është shprehur më tej se është i vetëdijshëm për vështirësitë që ka ky proces dhe për këtë ka kërkuar më shumë angazhim nga institucionet.

Advertisement