Kryeministri Thaçi i shpjegoi presidentit Turk, përkushtimet e qeverisë së tij për krijimin e ambientit të përshtatshëm, të sigurtë dhe legjislacionit bashkëkohor për nxitjen e investimeve të huaja në Kosovë. Thaci dhe Turk shprehën mendimin e përbashkët se pavarësia e Kosovës ka sjellë më shumë paqe, stabilitet dhe perspektivë evropiane për rajonin. Kryeministri Thaçi theksoi se institucionet e Kosovës gjithmonë kanë proklamuar politikën e bashkëpunimit dhe të fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit. Thaçi e ka vlerësuar të rëndësishme përvojën e suksesshme të Sllovenisë në procesin e Integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Kjo përvojë, ka theksuar kryeministri, është e rëndësishme edhe për Kosovën në drejtim të anëtarësimit në institucionet euro-atlantike. Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Slloveni, kryeministri Thaçi, do të pritet nga homologu i tij, Borut Pahor.