Thaci ka premtuar kryerjen e reformave të gjithanshme, në funksion të procesit të integrimit të vëndit në Bashkimin Evropian. “Kosova do të jetë pjesë e pandashme e procesit të integrimit evropian. Vëndi ynë do të vazhdojë të jetë faktor paqeje në rajon, me politika të qarta për integrimin e komuniteteve dhe zhvillimin ekonomik”, ka pohuar Thaci. Ndërsa Solana, nga ana e tij ka përshëndetur angazhimet e qeverisë së Kosovës, pikërisht në zhvillimin ekonomik dhe integrimin e pakicave.