Kosovë | Thaci premton qeveri me orientime evropiane

Thaci nuk ka preferuar të tregojë se cilave parti u ka bërë oferta për formimin e koalicionit, por ka nënvizuar faktin se PDK doli partia me më shumë mandate. “Partia fituese me një rezultat bindës është PDK-ja. E ritheksoj edhe njëherë se menjëherë me certifikimin e rezultatit zgjedhor do të kemi edhe qeverinë e re shumë etnike, shumëpërfshirëse dhe sipas standarteve euroatlantike”, ka deklaruar Thaci. Ditën e djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 12 Dhjetorit sipas të cilave PDK renditej e para me 34 mandate. Pas saj LDK me 27 deputetë, Vetëvendosje me 14 deputetë, AAK 12 deputetë dhe AKR me 8.

Advertisement