Kosovë – Thaci, Maqedonia mos të ndikohet nga Beogradi

“Shkupi zyrtar duhet të largohet nga ndikimi i politikës së mbrapshtë të Serbisë në raport me Kosovën”, ka deklaruar Thaci, i cili ka vlerësuar vendimin e Sejdiut. “Vendimi i presidentit për anulimin e vizitës së parashikuar për dje në Shkup është vendimi më i drejtë që ka marrë Sejdiu”, ka theksuar Thaci. Kryeministri ka shtuar më tej se kjo që ndodhi nuk do t’i ftohë marrëdhëniet dypalëshe mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Advertisement