Ndër të tjera Thaci ka përshëndetur anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO duke e vlerësuar si “një mesazh i mirë për paqen dhe stabilitetin në rajon”. Më tej kryeministri Thaci ka vlerësuar me nota pozitive edhe raportin e Agjencisë kundër korrupsionit, duke rikonfirmuar vullnetin e qeverisë së tij për të luftuar fenomenet negative.