Kosovë | Të Martën shqyrtohet rezoluta e raportit të Dick Martyt

Sipas Beta, Beogradin në këtë mbledhje do ta përfaqësojë delegacioni i Kuvendit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, me në krye Dragolub Micunovic, ndërsa detyra kryesore e tyre do të jetë zbutja e rezolutës nëpërmjet amendamenteve. Pjesëmarrjen e ka paralajmëruar edhe delegacioni i Kuvendit të Kosovës. Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, por zëvendësministrja e Jashtme e Kosovës, Vlora Çitaku, ka theksuar se “qysh nga viti i kaluar u është lejuar pjesëmarrja në punimet e institucioneve të Këshillit të Evropës kur bëhet fjalë për Kosovën”.

Advertisement